Ukraina do të kishte një arsye të mirë ushtarake për të goditur më thellë Rusinë duke përdorur armë perëndimore, tha të shtunën një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s.
Në një takim në Pragë të Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut – autoriteti më i lartë ushtarak i aleancës – kryetari i saj Admirali Rob Bauer deklaroi se ligji për konfliktin e armatosur i jepte një kombi të drejtën për të mbrojtur veten dhe kjo nuk ndalet në kufirin e tij.
Në të njëjtën kohë, tha ai, vendet që ofrojnë armë gjithashtu kishin të drejtë të vendosnin kufizime në përdorimin e tyre, shkruan Reuters.
Ai u shpreh: “Në aspektin ushtarak, ju i bëni ato sulme sepse dëshironi të dobësoni armikun që ju sulmon në mënyrë që jo vetëm të luftoni shigjetat që ju vijnë, por edhe të sulmoni shigjetarin.
Kryeministri britanik Keir Starmer u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten, teksa aleatët e Ukrainës diskutojnë nëse do t’i jepnin miratim Kievit për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në Rusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi do të luftonte drejtpërdrejt Rusinë nëse do të lejonte Ukrainën të godiste me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhimit perëndimor./abcnews.al
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve