Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka shpërndarë në Facebook një fotografi të automjetit të dëmtuar të babait të tij, pasi që u godit nga një plumb qorr gjatë festimeve.
Haxholli ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të armëve në festa, duke theksuar rrezikun e madh që sjell ky veprim, shkruan Arbresh.info.
“Vetura e babës, e goditur me një predhë qorre. Festimi me armë është impuls post traumatik i atyre që hamendësojnë që fuqia buron vetëm përmes tytës së armëve, apo kujtojnë që kompleksi i inferoritetit kompensohet përmes krismave të tyre. Përmes tytave, vetëm në gjendje lufte mund të dëshmohet fuqia, jehona, kontrolli dhe dominanca.”, shkroi Haxholli.
Sipas tij, gjuajtja me armë është e pafalshme.
“E pafalshme të gjuhet me armë, duke ditur se dikush, diku, mund të pësoj nga një sjellje e tillë me zero përgjegjësi!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...