Denoncim për kërcënim fizik ka bërë të enjten ushtruesi i detyrës së drejtorit për integrime evropiane, koordinim të politikave dhe çështje ligjore në Ministrinë e Arsimit, Ferit Idrizi, ndaj ministrit Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas Idrizit, ministri e kërcënoi atë meqë nuk pranoi të nënshkruajë një dokument që, siç thotë, nuk ishte i bazuar në ligj.
Bëhet fjalë për një opinion ligjor, të cilin e ka kërkuar ditë më parë Agjencia e Akreditimit nga MASHT-i pasi Komisioni i ankesave i AKA-së, përmes disa vendimeve që i kishte marrë kishte anuluar vendimet e Bordit të Agjencisë, i cili ua kishte refuzuar akreditimin disa institucioneve.
Idrizi denoncimin e ka bërë të enjten pasi pretendon se të mërkurën ministri e kërcënoi fizikisht. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se me këtë rast tashmë është duke u marrë Policia.
“Mund të konfirmoj se rreth orës 13:00 e kemi marrë një informatë për një mosmarrëveshje mes dy palëve dhe në bashkëpunim me organet kompetente jemi duke e trajtuar”, ka thënë shkurt ajo.
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...