Zyrtari i LDK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ka folur për vizitën e sotme të Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe takimin që ka pasur me Kurtin.
Hamiti thotë se marrëdhëniet e mira të Kosovës me Gjermaninë janë ndërtuar tash e 30 vite dhe sipas tij këto duhet të ruhen edhe nga drejtuesit aktual të Kosovës.
“Takimi [Kurti-Merkel] ishte i rëndësishëm por substanca e takimit është edhe më e rëndësishme. Prej deklaratave që unë dëgjova nuk mund të dimë se cila ishte substanca e vërtet e takimit. Substancën e vërtetë do ta shohim pak më vonë nga rezultatet”, tha ai në RTV Dukagjini.
Zyrtari i LDK-së ka kritikuar edhe fjalimin e Kurtit pas takimit me Merkel.
“Nuk ka nevojë që ne në raport me jashtë të flasim deklarata që janë për konsum të brendshëm politik”.
Duke folur për raportet jo të mira mes Kurtit dhe Ramës, Hamiti thotë se faji është i të dyve.
Ai thotë se Kurti e ka pasur gojën plotë bashkim me Shqipërinë, derisa sipas tij “Kurti e kuptoi vetëm pasi u bë kryeministër se Kosova ka një Kushtetutë që nuk e lejon këtë gjë”.
“Kurti është i njëjti që ka drejtuar LVV-në, një platformë që ka marrë shumë vota për bashkimin e Shqipërinë. Çfarë ndodhi më pas. Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit “zbuluan” se Kushtetuta e Kosovës po ndaloka bashkimin me Shqipërinë. Kushtetuta ka qenë aty”.
Hamiti ka kritikuar qeverinë edhe për mungesën e emërimit të ambasadorëve të ri në shumë vende të botës.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...