Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e demantuar, pasi ky i fundit kishte njoftuar në “Twitter” se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Parmës një postimi në twitter, Berge ka thënë se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.
Ndryshe, Bislimi në njoftimin e djeshëm në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” ka thënë se gjatë qëndrimit në Strasburg ka takuar Bergen e i cili ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës./arbresh.info/
This is regrettably not a correct description of what I stated in the meeting in regard to a possible application to the CoE. https://t.co/2RQ3vHIXfV
— Bjørn Berge (@DSGBjornBerge) March 10, 2022
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni