Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja janë “të përkohshme dhe hap i kthyeshëm”
Kështu u shpreh ai pas konferencës për media me ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, shkruan Arbresh.info.
Tutje ai theksoi se stabiliteti politik është i rëndësishëm, derisa bëri thirrje edhe për deeskalim të situatës në veri, e që si pasojë kanë ardhur edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.
“Dua ta tërheq vëmendjen tuaj për pengesat aktuale në zhvillimin e ardhshëm të bashkëpunimit. Meqenëse stabiliteti politik është aq i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës, situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve për deeskalimin e situatës në veri”.
“Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën”
“Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”.
Zyrtari i BE-së shpreson që e gjithë kjo situatë të kalojë shpejt dhe Kosova me Bashkimin Evropian të krijojnë afërsi.
“Shpresojmë që shumë shpejt ta lëmë pas dhe ta kthejmë fokusin tonë në reformën që është vendimtare për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian”, është shprehur Bianciardi./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?