Bordi i zgjedhur rishtas i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Zeqir Kiqinës, si Ushtrues Detyre i Kryeshefit të kësaj ndërmarrje.
Kiqina përveç se ka punuar në këtë ndërmarrje që nga vitit 2009, ai është edhe Kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Drenas.
Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook fotografi të kryeministrit Haradinaj, si dhe ka bërë foto me deputetin, Daut Haradinaj. E disa nga anëtarët e bordit që e ka emëruar atë në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit kanë të kaluar apo lidhje me politikën. Lajmin për emërimin e Kiqinës për KALLXO.com e konfirmoi anëtarja e bordit të Telekomit, Besa Shatri.
“Dje është mbajtur një mbledhje e bordit. Po është zgjedhur dje, është Zeqir Kiqina. Nuk e kemi pyet (nëse ka lidhje me AAK-në), besoj që sot do e pyesim. Është për një muaj, konkursi shpallet këtë javë kështuqë nuk është pozitë afatgjatë”, tha Shatri.
Megjithatë, i kontaktuar nga KALLXO.com, Kiqina nuk konfirmoi se është marrë ndonjë vendim për emërimin e tij dhe tha se për momentin po mbahet mbledhja tjetër e bordit të kësaj ndërmarrjeje.
“Për momentin s’muj me thanë se është mbledhja e bordit duke vazhduar. Nuk kanë marrë ndonjë vendim dje. Kjo është informacioni që mundem me dhanë”, tha Kiqina.
Ai e ka nisur punën në PTK në vitin 2009, në filialin e Drenasit. Fillimisht kishte pozitë të ulët, ndërsa më vonë ishte bërë udhëheqës i Postës në këtë filial. Pas përfundimit të mandatit të kryeshefit, Agron Mustafa ai është emëruar si këshilltar i përgjithshëm i Drejtorit Gjeneral, Nuredin Krasniqit.
“Në vitin 2009 (kam filluar së pari në Telekom)”, tha Kiqina.
KALLXO.com ka raportuar lidhur me lidhjet politike të anëtarëve të bordit të Telekomit të Kosovës që u zgjodhën më 29 mars të këtij viti./kallxo.com/
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë
Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...