Google ADS

Zyrtarët policorë ia kthejnë qytetarit serb paratë e humbura

23:11 | 20 Shkurt 2024
E.H

Zyrtarët policor të policisë kufitarë kanë ndërmarr veprime operative për identifikimin e një personit të cilit i kishin rënë një shumë e parave sot në pikë kalimin kufitar të Bërnjak.

Në njoftim thuhet, se pas veprimeve të ndërmarra është identifikuar personi i kërkuar, një serb, ku në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është intervistuar dhe pas kryerjes së procedurave të parapara i janë kthyer paratë e humbura në vlerë prej 200 euro dhe 1,510 dinarë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të kryej detyrat e saj në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe përgjegjësisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme