Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, thotë se zyrtarët e Speciales kanë konfirmuar autenticitetin e dokumentacionit të sotëm.
“Është hera e tretë që vijnë dokumente e këto janë të Dhomave të Specializuar. E herëve të tjera kanë qenë te Prokurorisë së Specializuar”, ka thënë avokati Gashi.
Këtë e ka deklaruar para medieve, pas takimit me zyrtarët e Speciales në zyrat e OVL të UÇK-së.
Pas “Rrufesë III”, që ka mbërritur në zyrat e OVL-UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se te këto dosje ka emra të bollshëm e flitet për aktakuza.
Paraditen e sotme i kanë shkuar edhe 400 dosje OVL të UÇK-së, në mesin e tyre besohet të jetë edhe propozim-akuza prej 114 faqeve ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.
“Personi na ka thënë se tash e mas do të na sjellë në CD materialin”, është shprehur Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së.
Zyrtarë të Speciales deri më tani kanë marrë edhe rreth 15 mijë dosje tjera që ju kanë rrjedhur në lidhje me hetimet e deritanishme./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...