Përfaqësuesit e Aleancës Liberale Demokrate për Europë takuan zyrtarët e lartë të Aleancës Kosova e Re. Në takimin e zhvilluar nga zëvendëspresidenti i ALDE Ilhan Kuyuchyuk si dhe zyrtarë tjerë të kësaj aleance, bashkë me ministrat e AKR-së, ministrin Flamur Sefaj dhe Valdrin Lluka si dhe deputetin Islam Pacolli u diskutua për reformat që ka ofruar AKR me qeverisjen e saj si dhe për mundësinë e bashkëpunimit më tutje.
Zëvendëspresidenti i ALDE Ilhan Kyuchyuk tha që ndjehet i nderuar që po viziton AKR-në që është edhe pjesë e familjes së ALDE.
“Jam i lumtur që gjendem sot këtu mes jush, jemi këtu që të shkëmbejmë përvojat tona, të ndajmë këshilla e sugjerime se si mund të përqohet edhe më shumë një frymë liberale, që do të siguronte mirëqenje e perspektivë për secilin qytetar” tha Kyuchyuk.
Ministrat e AKR-së poashtu u shprehën mjaft të kënaqur nga takimi i frytshëm që u zhvillua me përfaqëesuesit e ALDE. Ministri Flamur Sefaj tha se liberalët sot po janë shembulli më i mirë për tu ndjekur, sidomos për këto procese nëpër të cilat po kalon Kosova në fushën e sigurisë.
Ministri Valdrin Lluka tha se zhvillimi ekonomik që po punon për ta siguruar në Kosovë po kërkon procese të gjata me impenjime e punë të devotshme, ndërkaq si shembull më i mirë sipas tij janë sukseset e ALDE nëpër botë.
Ndërsa deputeti Pacolli tha se ndihma që kanë marrë nga kjo parti liberale që po synon të shtrihet edhe më gjerë i kanë dalë mjaft në ndihmë Kosovës, por nuk mjafton me kaq. Sipas Pacollit shkëmbimi i përvojave me vende kaq të zhvilluara është më se i domosdoshëm për ta quar përpara Kosovën në proceset e saja komplekse./Arbresh.info
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...