Çdo vit, zyrtarë të lartë publikë i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë.
Deklarimi i pasurisë së tyre bëhet në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Këtë vit deklarimi i pasurisë ka filluar më 1 mars. Për pesë ditë, deklarimin e pasurisë e kanë bërë 40 zyrtarë të lartë publikë.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia Kundër Korrupsionit.
“Nga përvojat e kaluara kemi praktika jo të mira, për shkak se shumica e zyrtarëve te lartë publik i lejojnë vetes komoditet që këtë obligim ta kryejnë në ditët e fundit të afatit, e pastaj po krijohen rreshta të gjatë dhe pritje të panevojshme dhe koha nuk po na lejon për t’i këshilluar për çështje të caktuara lidhur me deklarimin”, ka thënë AKK për Gazetën Monitor.
“Deri me tani e kanë deklaruar pasurin rreth 40 zyrtar te lartë publik”, ka bërë të ditur AKK.
Afati i fundit për deklarimin e pasurisë është deri më 31 mars 2018. Deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë 4774 zyrtarë të lartë publik.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...