Google ADS

Zyrtarët e KQZ-së kësaj radhe me maska vlerësojnë zarfet e ardhura nga Serbia

12:54 | 23 Tetor 2019
L G

10 ditë pasi ishte ndërprerë ka filluar përsëri procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Ndryshe nga hera e kaluar, sot zyrtarët që po bëjnë verifikimit janë tërësisht të mbuluar duke mbajtur edhe dorëza dhe maska, shkruan arbresh.info.

 “Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë zëdhënësi I KQZ-së, Valmir  Elezi.

Ndryshe 10 ditë me parë pak ore pasi kishte filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia pasi disa zyrtarë të KQZ-së kishin deklaruar se nga to vinte kundërmim.

Mbi 20 zyrtarë ishin trajtuar në QKU për disa ditë ndërsa procesi ishte ndaluar për të rifilluar sot./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/405865570083272/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme