Ish-drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Agim Gërguri dhe shefi i sektorit të arkitekturës në këtë institut, Gani Gashi, vazhdojnë të jenë në marrëdhënie pune po në këtë institut dhe të marrin paga nga buxheti edhe pse ata ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës në nëntor të vitit të kaluar për abuzim me tenderin prej 562.000.00 euro.
Sipas burimeve të Indeksonline, pas vendimit të Gjykatës Themelore e cila i shpalli fajtor personat në fjalë, ata i janë kthyer vendit të punës në vend që të suspendoheshin për shkak të dënimit sipas aktakuzës të Prokurorisë.
Vetë U.D Drejtoresha e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Ardiana Qorraj, ka konfirmuar për Indeksonline se Agim Gërguri dhe Gani Gashi janë pjesë e institutit.
“Ministria e Kulturës ka qenë e informuar, sa i përket çështjes në fjalë. Ne jemi institucion bartës i Ministrisë së Kulturës dhe ata kanë të drejtën e marrjes së vendimeve për largim nga lista e pagave apo jo. Kështu që vendimmarrja i takon zyrës ligjore dhe zyrës së Burimeve Njerëzore në MKRS”, ka thënë Qorraj.
Arsyeja për mos largim nga puna sipas saj është se Instituti nuk ka pranuar kurrfarë vendimi të prerë të Gjykatës Themelore për dënimin e Agim Gërgurit dhe Gani Gashit.
“Unë jam në këtë detyre prej gushtit të vitit 2017 dhe nuk kamë pranuar asnjë vendim të prerë prej Gjykatës lidhur me rastin e tyre, përveç raporteve që kamë parë në media. MKRS ka marrë përsipër që ta marr në formë ligjore një interpretim të vendimit final të Gjykatës”, ka thënë Qorraj.
Ndërkaq i kontaktuar nga Indeksonline, Ish-drejtori i IKMM Agim Gërguri nuk ka komentuar lidhur me atë se si është e mundur që të jetë i dënuar ndërsa njëkohësisht të jetë i punësuar në këtë institucion.
“Kjo punë është kryer dhe nuk kamë çka të komentoj. Ministria e dinë punën e saj e unë timen”, ka thënë Gërguri.
Ndërkaq në anën tjetër Indeksonlie ka provuar të kontaktoj edhe me personin e dytë Gani Gashin por që kontakti me të ka qenë i pa mundur.
E Zyra Ligjore në MKRS e cila supozohej se duhet të zgjidhte një kontekst të tillë sepse është përgjegjëse gjithashtu me kompetenca ekzekutive, për të ndërprerë kontratën e punës një të punësuari në këtë Ministri për shkak të kryerjes së veprës penale, ajo ka zgjedhur të heshtë.
Pas pamundësisë për të kontaktuar me Drejtor i Departamentit Ligjor Feim Hoxha, zyrtarë tjerë në këtë departament kanë thënë se nuk dinë asgjë lidhur me rastin duke na drejtuar për kontakt drejtorin e pa qasshëm.
Pas kërkesës së Indeksonline për të pasur qasje në vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me këtë rast, kjo e fundit iu është përgjigjur kërkesës tonë duke dërguar vendimin e plotë.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë me dt. 23.11.2017 ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të akuzuarve A.G dhe G.G për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“I akuzuari A.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë ) muaj, i cili dënim në pajtim me të akuzuarin konform dispozitave të nenit 47, është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 3.600 euro. I akuzuari G.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë ) muaj, i cili dënim në pajtim me të akuzuarin konform dispozitave të nenit 47, është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 3.600 euro. E dëmtuara – Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore.
Ndryshe, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ngarkonte Agim Gërgurin, në cilësinë e drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), dhe Gani Gushin, si arkitekt në këtë institut, se në vazhdimësi gjatë viteve 2010-2013, me qëllim të përfitimit për veti apo personave të tjerë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.
Sipas aktakuzës, derisa Komuna e Prishtinës kishte lidhur memorandum të mirëkuptimit me IKMM, ku kishte ndarë shumën prej 562.000.00 euro për restaurimin e xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, i akuzuari Gashi kishte gjetur personat që do të angazhoheshin në kryerjen e punëve dhe drejtori Gërguri ka angazhuar personat në fjalë për kryerjen punimeve pa shpallur tender.
Ndër kompanitë përfituese për kryerjen e punimeve, sipas aktakuzës, kishin qenë edhe kompania “Arch Code” me pronare bashkëshorten e të akuzuarit Gashi, Luljeta Gashi, pastaj kontrata për shërbime ishin lidhur edhe me Amir Gërgurin, djalin e të akuzuarit Gërguri dhe Ard Gashin, djalin e të akuzuarit Gani Gashi.Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Kosovës. /Indeksonline/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...