Mediat amerikane kanë cituar në kushtet e anonimatit dy zyrtarë të lartë amerikanë që akuzojnë rusët se qëndrojnë pas dezinformatave për loronavirusin. Zyrtarët amerikanë thonë se dezinformimi rus është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të çuar përpara lajmet e rreme dhe për të shkaktuar konfuzion.
Dy rusë që kanë mbajtur poste të larta në shërbimin e inteligjencës, të njohur si GRU, janë identifikuar si përgjegjës për përpjekjet që të dezinformojnë qytetarët amerikanë dhe perëndimore. Lajmin e bën me dije Associated Press, që citon në kushte anonimiteti dy zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane.
Zyrtarët thanë se po i binin kambanave të alarmit në lidhje me disa faqe interneti për të ekspozuar lidhjen e tyre me inteligjencën ruse. Midis fundit të majit dhe fillimit të korrikut, njëri nga zyrtarët bëri me dije se disa faqe internet publikuan rreth 150 artikuj në lidhje me përgjigje ndaj pandemisë ndërsa lavdëronin Rusinë dhe denigronin Shetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndër titujt që tërhoqën vëmendjen e zyrtarëve amerikanë ishin ato që Rusia kishte dhënë ndihmë thelbësore ndaj amerikanëve për të luftuar pandeminë dhe se Pekini beson që Covid-19 është një armë biologjike.
Zbulimi vjen pas vëmendjes së shtuar të amerikanëve për dyshimet e ndërhyrjes ruse edhe në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2016 në Amerikë.
Përveç politikës, krizat e ndryshme që kanë shkaktuar protesta anekënd perëndimit kanë ofruar terren pjellor për dezinformata ose gënjeshtra, shkruan Assosiated Press.
Zyrtarët amerikanë thonë se dezinformimi rus është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme dhe këmbëngulëse për të çuar përpara lajmet e rreme dhe për të shkaktuar konfuzion.
Mediet amerikane kanë emerëtuar disa faqe në internet që sipas tyre dyshohet se kanë përhapur dezinformim. InfoRos.ru, Infobrics.org dhe OneËorld.press janë faqet që citojnë mediet amerikane.
Dy persona që kanë mbajtur edhe role drejtuese në InfoRos, të identifikuar si Denis Tyurin dhe Aleksandr Starunskiy, më parë kanë shërbyer në një njësi GRU të specializuar në inteligjencën psikologjike ushtarake, thanë zyrtarët.
Lidhjet e InfoRos dhe One World me shtetin rus kanë tërhequr në të kaluarën edhe vëmendjen e analistëve evropianë të dezinformatave.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...