Google ADS

ZYRTARE: Telekomi nuk e vazhdon kontratën me Z-Mobile

11:43 | 24 Qershor 2019
M. A.

Mesditën e së hënës është bërë publike se është shkëputur kontratat e Telekomit me Z-Mobile, shkruan arbresh.info.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrafi ka bërë të ditur se zyrtarisht Z-Mobile do të njoftohet gjatë ditës.

“Do ta njoftojmë operatorin Z-Mobile se shkëputja e kontratës do të bahet më 30 korrik. Gjatë ditës do të shkoj njoftimin për shkëputje te MSA-së”, ka thënë ai.

Para këtij njoftimin punëtorët e Telekomit kanë protestuar për rreth gjysme orë duke kundërshtuar këtë kontrate./Arbresh.info/

Pak para vendimit,

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj ka thënë se gjendjen e Telekomit pas nënshkrimit të kësaj kontrate e kanë paraqitur edhe Qeverisë dhe partive politike, shkruan arbresh.info.

“Qëllimi nuk ka qenë qe të vinë të gjithë punëtorët pasi janë në punë. Kemi dal për të filluar me protestë dhe të gjitha formave sindikale për të kundërshtuar vazhdimin e kontratës me z-mobile për përfundon me 30 korrik. Për gjendjen në Telekom u kemi paraqitur raporte Qeverisë, partive politike dhe Komisionit Hetimor për PTK”, ka thënë ai.

Balaj ka kërkuar qe menaxhimet i Telekomit të njoftoj z-mobile për mos vazhdim të kontratës.

“Pas 30 korrikut jemi mbledhur që përmes protestës të paraqesin kërkesat tona të qarta kundër vazhdimit të kësaj kontrate. Menaxhmeti i Telekomit që para datës 30 qershor të njoftoj Z-mobile për mos vazhdim, nga Qeveria ta përkrah Bordin e Drejtorëve të Telekomit qe të mos vazhdoj kontratën, ne nuk e mbrojmë vetëm Telekomi”, ka thënë ai.

Kryetari i Sindikatës se KEK, Nexhat Llumnica, ka thënë se vazhdimin i kontratës do të bëhet me qëllim të privatizimit.

“Qeveria ka pasivizuar kompani të ndryshe siç po ndodhë edhe me Telekomin e kjo po bëhet me qëllim të privatizimit. Kërkoni të drejtat tuaj”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Sindikatës së KEDS, Rashit Gashi ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të privatizimit.

“Mos lejoni që edhe juve te ju ndodhë ajo që na ndodhi neve privatizimi”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme