Shërbimi Korrektues i Kosovës pritet të suspendojë zyrtarë të këtij institucioni për keqpërdorim të parave të të burgosurve.
Kështu merr vesh portali arbresh.info nga një burim i sigurtë.
Sipas informatave zyrtarët do të marrin vendimin e pezullimit nga puna qysh nesër.
Në raportin e Auditorit Kombëtar për vitin 2019 thuhet se të burgosurit që ishin liruar nuk janë kthyer t’i merrnin mjetet e tyre.
“MD, respektivisht Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nuk kishte arritur që t’i kthej të gjitha depozitat e të burgosurve të liruar. Vlera e depozitave të pakthyera për të burgosurit e liruar në fund të vitit 2019 ishte 27,814€. Sipas zyrtarëve përgjegjës, këto mjete nuk janë kthyer, për arsye se disa nga të burgosurit pas lirimit, nuk janë interesuar për mjetet të cilat ju kanë mbetur si depozita”, thuhet në raportin e Auditorit.
E sot (e enjte) ministri i drejtësisë, Selim Selimi u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Në këtë takim është kërkuar zbatimi me përpikëri i rekomandimeve të auditorit kombëtar.
“Transparenca dhe llogaridhënia, si parime parësore të qeverisjes sonë, garantojnë ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në institucionet korrektuese”, tha Selimi./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...