Google ADS

Zyrtare: Rinumërimi ndryshoi rezultatin tek tre deputetë

15:43 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin e QNR-së mbi rinumërimin e 117 kutive të votimit ku tre deputetë kanë fituar mandatin deputetit ndërsa tre tjerë kanë rënë.

Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj, ka paraqitur raportin nga rinumërimi i 117 kutive të votimit. Ai tha se pas rinumërimit diferenca mes partive nuk është e madhe, ndërsa tek votat e kandidatëve ka pasur disa ndryshime.

Ahmetaj tha se pas rinumërimit Naser Osmani nga koalicioni LAA-n ka fituar mandatin e deputetit ndërsa Imet Rrahmani ka humbur mandatin, Fikrim Damka nga KDTP-ja ka hyrë në vend të Mahir Yagcilar dhe Slavko Simić nga Lista Serbe ka hyrë në vend të Branimir Stojanovicit.

Anëtari i KQZ-së Betim Gjoshi, ka kërkuar nga institucionet që të shohin masat që duhet të ndërmerren për ta përmirësuar këtë aspekt sepse po ka shumë rinumërime.

Edhe anëtari tjetër Adnan Rrustemi, ka kërkuar analizë për tërë procesin për të parë se prej ku po buron ky rinumërim. Rrustemi tha se po merr kohë shpallja e rezultateve me shumë se sa vet përgatitja e vet procesit zgjedhor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme