Zyrtarë policorë mbajnë ligjërata vetëdijesuse me nxënës rreth dhunës në familje

19:46 | 20 Maj 2021
Përparim Bublaku

Më 20.05.2021, në shkollën fillore ,, Zejnel Salihu’’ në fshatin Bardh i Madh, Fushë Kosovë, Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Dhunë në Familje dhe zyrtarë policorë nga komuniteti i Stacionit Policor në Fushë Kosovës, në kuadër të aktiviteteve parandaluese ka mbajtur një ligjëratë për dhunën në familje dhe dhunën ndaj fëmijëve, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për këtë dukuri shqetësuese.

Kjo ligjëratë është mbajtur në disa grupe dhe kanë marrë pjesë mbi 130 nxënës të klasave VI deri në klasën e IX. Nxënësit janë njoftuar me dhunën në familje, llojet e saj, pasojat që shkakton kjo dukuri, pastaj me detyrat dhe përgjegjësit e Policisë së Kosovës si dhe format dhe mënyrën e raportimit të rasteve të dhunës në familje në Policinë e Kosovës.

Kjo ligjëratë është mirëpritur nga nxënësit dhe stafi pedagogjik dhe arsimor i shkollës dhe se prezantimet kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve ku edhe u parashtruan një numër i konsiderueshëm i pyetjeve në lidhje me temën.

Policia e Kosovës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, mos të heshtin, por të raportojnë dhunën në familje në numrat e saj pa pagës; 192, 080019999, mirëpo edhe në adresat elektronike [email protected], dhe aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë”, sepse vetëm duke bashkëpunuar që të gjithë së bashku mund të kontribuojmë në parandalimin e dukurive negative në shoqëri.

Në fund të ligjëratës për pjesëmarrës janë shpërndarë fletushka vetëdijsuese për dhunën në familje.

 

 

Të ngjashme