Sot Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjektit politik Vetëvendosje, ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kolegji i Gjykatës Supreme, ka marrë vendim që të pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, ashtu që refuzohet ankesa e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të rinumërohen-rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet e përdorura nga votuesit, por të paplotësuara (të zbrazëta), të cilat kanë qenë në kutinë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në vendvotime në Prishtinë.
Po ashtu, Gjykata Supreme ka vendosur që të pranohet si bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje me seli në Prishtinë, dega në Prizren, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, vetëm sa i përket vendim marrjes përkitazi me ankesën e PDK-së, ashtu që refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, me të cilën është kërkuar rinumërimi i të gjitha votave, për kryetar komune në vendvotimet në komunën e Prizrenit./arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...