Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa tashmë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Arbresh.info.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se Thaçi e të tjerët tashmë veç kanë aplikuar për të votuar.
“Po, të gjithë i kanë dërguar aplikimet”, ka treguar ai.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa janë akutalisht duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.
Më 14 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas rrëzimit të Qeverisë Hoti të cilën Gjykata Kushtetuese e shpalli si jolegjitime./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...