Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka anuluar tenderin 110 milionë eurosh të ministrit paraprak Pal Lekaj për rrugën Banullë-Dheu i Bardhë.
Sipas ministrit Abdixhiku, në këtë kohë Qeveria nuk kishte buxhet të ndarë dhe në këtë mënyrë nuk mund të shpallen thirrjet.
“Është e padëgjuar që një qeveri e larguar ta fus në borxh një qeveri të re. Kamë kërkuar të anulohet tenderi në fjalë. Dua t’i siguroj qytetaret se ky projekt do të jetë sërish në qendrën tonë, por që thirrja për tenderim do të jetë vetëm pasi të miratohet buxheti i vitit 2020. Nga sot kamë iniciuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit. Ne do t’i ndjekim procedurat ligjore. Është prioritet projekti në fjalë, por që nuk guxojmë të shpenzojmë dhe të fusim shtetin në borxhe, pa pas një buxhet të miratuar. Këto shpallje më tepër i përngjajnë pazareve të natës se sa diçkaje të mirë”, deklaroi Abdixhiku në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.
E një projekt tjetër që do të anulojë, është edhe fillimi i ndërtimit të autostradës për Dukagjinin.
Sipas Abdixhikut prioritet për ministrinë është t’i përfundojë katër autostradat e tjera që janë në gjysmë.
“Në vend të ndertimit të autostradës së tillë, ne të bëjmë zgjerimin e kësaj rruge në fillim, pastaj gjysma e këtyre mjeteve të alokohen diku tjetër. Ne mendojmë se më mirë është që gjysma e mjeteve të shkojnë në arsim e shëndetësi”, është shprehur ai.
Ministri Abdixhiku thotë se do të rishikojnë dinamikën e projekteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pastaj rrugën Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Pejë.
“Prioritet i joni është që t’i përfundojmë së pari projektet që kanë mbetur në gjysmë e pastaj të fillojmë ndërtimet e tjera”./arbresh.info/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës