Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

10:44 | 19 Dhjetor 2024
E.K

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, gjatë fjalimit të tij tha se në procesin e regjistrimit kanë marrë pjesë politikanë dhe figura të njohura të shoqërisë.

Ai shtoi gjithashtu se stafi i angazhuar ka qenë i përgatitur dhe ka punuar në mënyrë aktive gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme