Komuna e Podujevës ka reaguar me anë të një komunikate ndaj një deklarate të PDK-së e cila më herët nëpërmes një deklarate ka thënë se qentë endacakë po rrezikojnë fëmijët nëpër shkollat e Podujevës.
PDK, sipas reagimit të komunës ka ndez motorët e fushatës dhe propagandës politike ndaj Komunës së Podujevës, pa zgjedhur formë as mjete.
“Në propagandën dhe fushatën e saj ndaj kryetarit të Komunës dhe administratës komunale, PDK shkon aq larg sa edhe mësimdhënësit e shkollave të kësaj komune i krahason me qentë endacakë.
Shkas për kumtesat e përditshme të PDK-së është bërë çdo aktivitet dhe angazhim i kryetarit të Komunës, të cilat po e pengojnë PDK-në”, thuhet në reagimin e komunës së Podujevës.
Sipas reagimit nga komuna, PDK merr si shkas vizitën e kryetarit Veliu në një shkollë ku është duke u realizuar projekti kontrollit sistematik të nxënësve me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të ndryshme dhe edukimin shëndetësor.
“Thua se kryetari Veliu asnjëherë deri tash nuk i paska vizituar shkollat! Dhe, pa fije turpi kjo parti bën krahasimin e përkujdesjes shëndetësore për nxënësit në shkolla me rrezikun që u kanoset atyre nga qentë endacakë. Ndërsa, PDK e di fort mirë se Komuna dhe vetë kryetari Veliu, tash e një vit janë duke kërkuar zgjidhje për qentë endacak, por kjo çështje ka mbetur të zgjidhet në nivel të vendit.
Që ironia të jetë më e madhe, rrezikun nga qentë endacakë për nxënësit, PDK e ndërlidh edhe me ‘rrezikun’ nga mësimdhënësit e ‘pakualifikuar’”, thuhet në reagim.
Sipas komunës është e pavërtetë se në shkollat e komunës së Podujevës punojnë mësimdhënës të pakualifikuar dhe këtë e dëshmojnë edhe raportet e rregullta të Inspeksionit të MASHT-it.
“Prandaj, sa jo korrekte, është po aq e pamoralshme që dikush në PDK mësimdhënësit e tyre të deridjeshëm (ata me shkolla normale), që dhanë gjithçka për mbijetesën e shkollës shqipe, t’i krahasojnë me qentë endacakë. E kuptojmë që krejt këtë PDK po e bën në kuadër të fushatës politike. Mirëpo, edhe në politikë edhe në luftën për pushtet, ka disa rregulla dhe norma morale e njerëzore”, thuhet në reagimin lëshuar nga komuna.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...