Zyrtarët katalanas kanë konfirmuar rezulatet e referendumit të mbajtur gjatë ditës së diele.
90.18 e votuesve kanë votuar pro pavarësisë nga Spanja, transmeton portali arbresh.info
Vetëm 7.83 përqind e votuesve kanë votuar që të vazhdojnë të mbesin pjesë e Spanjës.
Burime qeveritare rajonale kanë pohuar se Katalonia do të shpallë pavarësinë nga Spanja gjatë ditës së hënë.
Me konfirimimin e rezultatit, ku pjesa më e madhe e votuesve janë pro pavarësisë, politikanët në Katalonia po planifikojnë mbajtjen e një seance.
Spanja ka kundërshtuar fuqishëm mbajtjen e referendumit dhe e ka quajtur atë të paligjshëm.
Në lidhje me referendumin ka reaguar edhe mbreti Felipe VI i përmes një paraqitje televizive drejtuar kombit ka bërë thirrje për unitet./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...