Andi Lila besnik i Pas Janinën në kampionatin grek.
Mesfushori i kombëtares Shqiptare firmosi kontratën e re që e lidh me klubin helen deri në vitin 2020.
Pra për tre viteve të ardhshme 31-vjecari do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së cilës iu bashkua që në vitin 2011.
Bien poshtë të gjitha zërat për transferimin e mundshëm të futbollistit te Panathinaikosi apo jashtë Greqisë, pasi Lila praktikisht ka vendosur të qëndrojë në Janinë, ku është shndërruar prej vitesh idhull i tifozerisë vendase, transmeton Supersport.
Në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të Pas Janinës, Lila falënderoi presidentin Giorgos Christovasilis, drejtorin sportiv Dimitris Niarchakos dhe trajnerin Giannis Petrakis për besimin e dhënë si dhe premtoi se do të japë gjithmonë më të mirën për këtë klub.
Sezonin e fundit Andi Lila është aktivizuar në 18 ndeshje në Superligën e Greqisë, duke shënuar një gol në barazimin 1-1 në shtëpi me Aekun e Athinës.
Që nga viti 2011 Lila ka regjistruar 127 paraqitje në kampionat si dhe ka shënuar në total 8 gola.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...