Arbresh.info sot ka raportuar për ndërprerjen eventuale të punës së kompanisë “Ferronikel”, si shkak i çmimit të lartë të rrymës.
Vetë Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Ferronikelit, Fehmi Nika për arbresh.info tha se pas një mbledhje dhe diskutimi me menaxhmentin e Ferronikelit, është vendosur që të pezullohet puna deri në një vendim mbi çmimin e energjisë elektrike.
Nika tha se gjendja është e rëndë dhe se punonjësit do të largohen nga puna deri në momentin kur te ketë një çmim më të arsyeshëm.
“Gjendja asht e randume. Arsyeja e ndaljes është, çmimi i pa përballueshëm i energjisë elektrike. Ndalja e prodhimit vjen për arsye të çmimit të lartë të energjisë. Punonjësit largohen nga puna deri në një kohë kur çmimi të jetë i arsyeshëm”, tha Nika.
Tutje Nika tha se për muajin tetor punonjësit do marrin vetëm 50% të pagës.
“Për muajin tetor punonjësit marrin 50% të pagës. Për muajt ne vijim nuk kemi informacion nga Menaxhimet se si do vepron”, deklaroi Nika për arbresh.info.
Për këtë arbresh.info ka tentuar të kontaktojë edhe me Ministrin e Ekonomisë, si dhe Ministrin e Industrisë dhe Ndërmarrësis, por që akoma nuk ka marr një përgjigjeje”, tha Nika.
Tutje Nika tha se do i drejtohen edhe Kryeministrit si dhe institucioneve përkatëse për të gjetur një zgjidhje konkrete për këtë çështje.
Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar tek shumë faktorë në Kosovë.
Kujtojmë që gjigandi i prodhimit të xeheve Ferronikeli, ka të punësuar 900 punëtorë, si dhe mbi 250 përmes kontraktorëve të ndryshëm si dhe prodhon mbi 6,000 ton xehe në muaj dhe kontribuon me mbi 50% të eksportit të gjithmbarshëm të Kosovës./S.D/arbresh.info/
“Ferronikeli” ndërprenë prodhimin, shkaku i rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës