Zyrtare: 54.88 % e mësimdhënësve pro pezullimit të grevës, 45.12 % kundër

22:33 | 30 Shtator 2022
E.H

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se 54.88 % e mësimdhënësve janë deklaruar pro pezullimit të grevës, ndërkaq 45.12% kundër.

Në njoftimin e tyre thuhet se në këtë deklarim kanë marrë pjesë 86.91%, ndërsa 13.09% nuk kanë marrë pjesë.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se këto do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së dhe pastaj të shpallet vendimi për grevën.

“Këto shënime do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme