Zyrat e Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës nuk do të punojnë të enjten dhe të premten, për shkak të testimit të stafit për COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të punojnë vetëm sportelet që do t’i pranojnë kërkesat e qytetarëve.
“Të Enjten, 9 Korrik dhe të Premten, 10 Korrik, zyrat e Drejtorisë së Kadastrit nuk do të punojnë për shkak të testimit të stafit për COVID-19. Do të punojnë vetëm sportelet që do të i pranojnë kërkesat e qytetarëve”, ka shkruar i pari i Prishtinës./arbresh.info/
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën