Gjatë dëshmisë në Hagë, u bë e ditur se dëshmitari Bislim Zyrapi, kishte thënë më herët para Zyrës së Prokurorit të Specializuar se nuk kishte dijeni për pretendimet për civilë serbë që ishin rrëmbyer në kohën e operacionit në Rahovec.
Kjo u vë në pah gjatë kundërpyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, e të cilën gjë e pohoi dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Zyrapi shtoi se këtë gjë e kishte mësuar nga mediet në fund të gushtit të vitit 1998 përmes një komunikate që supozohej se ishte lëshuar nga UÇK-ja, veprime të cilat i mohonte kjo e fundit.
Dëshmitari u pyet se a ka pasur hetime lidhur me këtë rast, a e ka pasur vetë ai kompetencën që të arrestojë ndonjë komandant zone dhe a ka pasur njësi të policisë ushtarake në atëkohë.
Por, të gjitha përgjigjet e tij nuk u dëgjuan pasi ai fliste para se t’i hapej mikrofoni dhe të dëgjohej në publik.
Megjithatë, Zyrapi tha se në rast që mund të merrej ndonjë masë disiplinore për ndonjë komandant zone, maksimumi që mund të bëhej ishte ndërrimi nga pozicioni komandues dhe asgjë më shumë.
Përgjigjet e dëshmitarit nuk u dëgjuan as kur u pyet nëse Thaçi kishte qenë pjesë e ndonjë komande operative që ka mundur të marrë pjesë në sulmin e Rahovecit, si dhe a kishte pasur kompetenca që të ndëshkonte ndonjë nga komandantët e terrenit.
“Përgjegjësinë në zonat e veta të brigadave- njësive, e kanë pas komandantët e njësive dhe zonave dhe rikonstukturimi kur është bërë e kanë pas komandantët e zonave në shtab. E kanë pasur vetëm njësitë e Shtabit ose kur është ardhur deri tek niveli i shqyrtimit nga ana sektorit juridik”, tha tutje dëshmitari.
Ofensivat serbe të ’98-ës, sipas Zyrapit i sollën shumë dëme funksionimit të UÇK-së, por që armëpushimi i tetorit u ka sjellë atyre mundësinë ideale për rikonstruktim.
Dëshmitari u pyet edhe për arrestimin e Cen Deskut dhe Jakup Kastratit që sipas Mishetiq, ai kishte thënë për ZPS-në se urdhri për arrestimin e tyre kishte ardhur nga komandanti ose nga zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm.
Arrestimi i tyre, sipas Zyrapit ishte bërë në fund të tetorit, periudhë kjo kur ai nuk kishte qenë në Kosovë. Tha se informatat për këtë rast i kishte marrë pasi kishte ardhur sërish në Kosovë gjatë nëntorit 1998.
Dëshmitari kishe thënë për ZPS-në se askush s’u përpoq nga anëtarët e Shtabit që të shpjegonte ose arsyetonte këtë arrestim dhe u pajtua që të thuhet se ka pasur mundësi që asnjëri prej tyre të mos jetë i përfshirë.
Ndryshe, gjatë fundit të seancës ku po diskutohej për disa rregullore, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar. Ndërsa, dëshmia e këtij dëshmitarit pritet të vazhdojë edhe nesër.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?