Mosfunksionimi i pajisjeve mjekësore ka rezultuar me kohë të gjatë pritjeje për pacientët që kanë nevojë për trajtim. Pritjet për pacientë jo-spitalor për Rezonancë Magnetike shkojnë deri në një vit, ndërsa për Tomografinë e Kompjuterizuar, pritjet janë mesatarisht 30-45 ditë.
Kështu thuhet në një komunikatë të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes së cilës ky institucion shpreh shqetësimin e tij për trajtimin joadekuat të pacientëve.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se duke pasur parasysh ndikimin e madh që ka funksionimi dhe menaxhimi i pajisjeve mjekësore në kujdesin shëndetësor, përkatësisht në jetën e qytetarëve, ZKA ka ndërmarrë sipas tyre, një auditim të performancës për përcjelljen e zbatimit të rekomandimeve të dhëna në raportin e auditimit ”Përgjegjësia e monitorimit dhe menaxhimit në përdorimin e pajisjeve mjekësore. Rasti: Tomografia e Kompjuterizuar”, i kryer në vitin 2015.
“Auditimi përcjellës nxjerr në pah se asnjë nga rekomandimet e dhëna në vitin 2015 nuk janë adresuar plotësisht. Institucionet përgjegjëse si Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, Qendra Klinike Universitare dhe Spitalet e Përgjithshme në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, nuk kishin përgatitur plane veprimi, duke treguar mungesë të përgjegjësisë për të përmirësuar situatën për menaxhimin e pajisjeve mjekësore dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm lidhur me këtë auditim ka deklaruar: “Ofrimi i shërbimeve me kohë dhe kujdesi shëndetësor ka ndikim të madh në cilësinë jetës dhe shëndetin e qytetarëve”, theksohet në këtë komunikatë.
Në ankesën e ZKA-së theksohet se për një sistem shëndetësor funksional, teknologjitë shëndetësore janë thelbësore.
“Pajisjet mjekësore duhet të menaxhohen dhe monitorohen mirë, sepse luajnë rol vendimtar në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe rehabilitimin e pacientëve, theksohet aty.
Më tutje thuhet se vlera e pajisjeve speciale mjekësore në ShSKUK vlerësohet të jetë rreth 8 milionë euro, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtje dhe servisim për vitet 2016 – 2017 janë rreth 4 milionë euro.
“Në mungesë të monitorimit dhe mirëmbajtjes me kohë, ka pasur raste kur disa pajisje ishin jashtë funksionit deri në gjashtë muaj gjatë vitit. Për më tepër, në disa raste kur Tomografitë e Kompjuterizuara (TK) kanë funksionuar jashtë parametrave të rekomanduar nga prodhuesi, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e stafit mjekësor. Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se veprimet e deritanishme nuk janë të mjaftueshme, prandaj, në rekomandimet e dhëna për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar që të intensifikojnë përpjekjet për adresimin e plotë të rekomandimeve”, theksohet në këtë njoftim.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...