Pas skandalit me njohjen nga Xhamajka të gjithë gishtat janë drejtuar nga Vlora Çitaku. Një gjë të tillë zyrtarisht e ka bërë edhe nga zyra e presidentit Hashim Thaçi, të cilët përgjegjësinë për një gjë të tillë ia kanë veshur ambasadores Çitaku.
Por deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka dalë në krah Çitakut pas skandalit me Xhamajkën, së cilës iu referua presidenti Hashim Thaçi kur njoftoi se kinse ky shtet ka njohur Kosovën.
Hoxha e quajti vlerë të shtetit Çitakun dhe se për të dhe gra të tilla diplomate duhet të jenë krenarë.
“VLORA është vlerë e Kosovës. Edhe MODESTA poashtu. ??? Kosova duhet të jetë krenare për gra të tilla që bëjnë diplomacinë tonë dhe ngrisin imazhin e shtetit tonë nëpër botë. Unë jam shumë krenare me to”, ka shkruar ajo në Facebook.
Çitaku ende nuk ka folur rreth situatës së krijuar edhe pse presidenti dhe Ministria e Jashtme thanë se lajmin për njohjen e Xhamajkës e morën nga një email i dërguar nga ajo.
Derisa ajo hesht nga SHBA, në Kosovë pati edhe të tillë që kërkuan dorëheqjen e saj, në rast se provohet që lajmi i rremë buroi nga ajo./Express/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?