Zyra e Prokurorit Disiplinor mbetet pa drejtor

16:03 | 26 Janar 2018
L G

Zyra e Prokurorit Disiplinor të Kosovës ka mbetur pa drejtor. Kjo pasi drejtori i deritashëm, Zef Prendrecaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ish- drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj të hënën është dekretuar si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Po të njëjtën ditë ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes nga pozita e të parit të ZPD-së.

Arbresh.info ka siguruar letrën e  dorëheqjes së Prendrecajt, dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në dorëheqjen e tij, Prendrecaj  përveç që cek arsyen e dorëheqjes së tij nga kjo pozitë, ka rekomanduar edhe zëvendësuesin e tij.

Ai ka rekomanduar që zëvendësimin e tij ta bëj prokurori disiplinor Arianit Salihu.

Propozimi i Prendrecajt është aprovuar nga dy këshillat,  të cilët e kanë emëruar  si zëvendësues Arianit Salihun deri në caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ZPD-së.

Prendrecaj ishte emëruar në krye të Zyrës së Prokurorit Disiplinor në qershor të vitit 2012./Arbresh.info/ Gita Lushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme