Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut nisin hetimet ndaj bizneseve që manipuluan me çmimet e produkteve

20:32 | 10 Mars 2022
L G

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut kanë ndërmarrë veprime ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës dhe bizneseve që dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit këta persona dhe biznes dyshohen se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë”.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë”, njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit./arbresh.info/

Të ngjashme