Zyra e Kryeministrit tregon se a do fillojë puna në Qeverisi nga ora 7

00:11 | 17 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditët e para të marrjes së udhëheqjes së ekzekutivit po duket të jetë shumë i angazhuar në takime me gjithë akterët me rëndësi për Kosovën.

Haradinaj madje në vitin 2012 pati deklaruar se kur të bëhet kryeminstër i vendit, administrata në Kosovë do të niste punën në ora 07:00.

Mirëpo, kjo sipas zyrës së kryeministrit nuk do të ndodh pasi Haradinaj nuk ka kërkuar ndryshim të  orarit të zyrtarëve të administratës publike.

“Kryeministri Haradinaj ka kërkuar angazhim dhe rezultate në punë dhe jo ndryshim të orarit të zyrtarëve të administratës publike. Ka kërkuar efektivitet në punë dhe respektim të orarit të punës nga shërbyesit civilë. Njëkohësisht ka kërkuar edhe mirëkuptimin e tyre në këtë periudhë të fillimit të punës së Qeverisë së re” thuhet në përgjigjen për Indeksonline.

Në një përgjigje për redaksinë, Zyra e Kryeministrit janë përgjigjur se kabinteti politik I kryeministrit nis punën më herët se administrata.

“Megjithatë, kabineti politik i kryeministrit Haradinaj nisë punën e tij më heret se administrata dhe e përfundon në orët e vona” thuhet me tutje në përgjigjen e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme