Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka sqaruar blejen e arkivoleve dhe shërbimet përcjellëse të rivarrimit për persona të zhdukur.
“Që nga viti 2009, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë nga Komisioni Qeveritarë për Persona të Zhdukur dhe në zbatim të ligjit Nr. 04/ L-023 dhe kryerjes së obligimeve institucionale, obligimeve njerëzore që kemi, ka pasur kërkesa për kontrata afatgjate, për furnizim me arkivole dhe shërbime përcjellëse të rivarrimit. Kërkesa për kontratën e re, është bazuar pikërisht në nevojë dhe procedurë paraprake dhe në asnjë rast, nuk thotë që shpenzohen të gjitha mjetet, por cili do të ishte kufiri i shpenzimeve për shërbime 3 vjeçare. Reagimi, për një kontratë, më shumë se sa obliguese, dhe për një temë tejet të dhimbshme për popullin tonë, është i patakt!”, thuhet në sqarim.
Në sqarim thuhet se përmes këtij programi janë kryer shërbimet e rivarrosjes të disa luftërave.
“Përmes këtij programi / kontrateje, janë kryer shërbimet e rivarrosjes për luftëtarët në Kompleksin Memorial në Morinë, për rivarrimet e të rënëve në Çabrat të Gjakovës dhe për heronj e dëshmorë të tjerë të vendit dhe po me këtë kontratë, përveç arkivoleve parashihen edhe procedura dhe shërbime të tjera përcjellëse, siç janë murosja apo mbyllja e varreve dhe logjistika me qëllim nderimi, siç janë lulet dhe famujt. I gjithë ky shërbim, bëhet në përkrahje të familjeve të personave të zhdukur dhe të rënëve, në organizimin e ceremonisë së rivarrimit, gjithmonë sipas kërkesës së familjarëve. I gjithë ky shërbim, është obligim i yni ndaj familjeve të personave të Pagjetur”, përfundon sqarimi i zyrës së Kryeministrit./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...