Zyra e Kryeministrit (ZKM), ka reaguar pas ndalimit të këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani nga policia kufitare e Serbisë.
Në deklaratën e ZKM-së, i bëhet thirrje Serbisë që të ndalojë diskriminimin me bazë etnike dhe shtypjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, shkruan Arbresh.info.
Tutje thuhet se ndalesa e Sinanit nga policia kufitare në vendkalimin Muçibabë, është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lëvizjes.
“Ndalimi i Këshilltares së Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Ardita Sinani në vendkalimin kufitar Muçibabë nga policia kufitare e Serbisë është shkelje e rëndë e të drejtës themelore të lirisë së lëvizjes.”, thuhet në deklartëne e Zyrës për Kryeministrin.
“Znj. Sinani është ndaluar dhe mbajtur për gati një orë sot në pikën kufitare pa i dhënë arsye për ndalesën e saj e që për qëllim ka frikësimin dhe maltretimin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare.”, thuhet tutje.
Kjo sjellje e Serbisë, sipas tyre, përbën shkelje të rëndë edhe të të drejtave themelore të komunitetit shqiptare në Luginën e Preshevës.
“Kjo sjellje e Serbisë, e cila, përveçse nuk lejon edukimin e lartë në gjuhën shqipe dhe punësimin në institucione publike, përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, atë të lirisë së lëvizjes.”
Ndër të tjera, në deklaratën e ZKM-së, përfshihet edhe raporti i Komitetit të Helsinkit në të
“Kujtojmë që Komiteti i Helsinkut në raportin e tyre ka theksuar që Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin “pasivizimin e adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.”, njofton Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...