Zyra e Kryeministrit ka organizuar punëtori të ndara për planifikim strategjik me kabinetet politike të dy ministrive: Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministrja Liza Gashi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësministri Bardhyl Dobra, prezantuan të arriturat dhe sfidat nga viti i kaluar, si dhe planet strategjike dhe operacionale për vitin 2022, drejt arritjes së qëllimeve strategjike dhe objektivave operacionale të ministrive përkatëse.
“Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes përmirësimit të shërbimit të jashtëm, lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik, ishin kryetema në punëtorinë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Po ashtu, u diskutuan planet për rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit, si dhe përfshirjen e mërgatës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës, si një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Në takimin e sotëm me MPB u diskutuan planet dhe veprimet drejt garantimit të mjedisit të sigurt dhe ofrimit të shërbimeve cilësore, për të gjithë qytetarët, pa dallim, nëpërmjet ngritjes së profesionalizmit, pavarësisë, llogaridhënies dhe forcimit të integritetit institucional.
Gjatë javës së kaluar u organizuan punëtori me kabinetet politike të: Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Ministrisë së Shëndetësisë; Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, dhe Ministrisë së Bujqësisë. Punëtoritë për planifikim strategjik do të vazhdojnë me ministritë e tjera në javët e ardhme./arbresh.info/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...