Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, sot u lansua thirrja e re për subvencionimin dhe mbështetjen e konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje, në kuadër të pakos emergjente për energji, e mbështetur nga Komisioni Evropian.
Me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti që ishte i pranishëm në hapjen e thirrjes, teksa ftoi të gjithë qytetarët të aplikojnë në këtë mundësi, veçoi se në 12 thirrjet e deritanishme për eifiçiencë janë përkrahur rreth 40 mijë familje me rreth 40 milionë euro, përcjell Arbresh.info
Si rezultat, faturat e energjisë elektrike të atyre që deri më tani kanë përfituar nga këto masa ka qenë mesatarisht 19% më të ulëta.
Masat e prezantuara sot, synojnë mbështetjen e afër 10,000 konsumatorë familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë:
“Pompë termike, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 30% e vlerës investive, apo deri në 2,000.00 €.
Kondicioner/ klimë efiçiente, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 40% e vlerës investive apo deri në 400.00 €, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 60% e vlerës investive apo deri në 550.00 €”, thuhet në komunikatën për media.
“Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), për të cilën vlera e subvencionit është 70% e vlerës investive dhe deri në 1200.00 €.
Stufa individuale me biomasë, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 70% e vlerës investive dhe deri në 435.00 €, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 90% e vlerës investive dhe deri në 560.00 €”, thuhet tutje në njoftim.
ZKM gjithashtu ka bërë të ditur se pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes, nuk do të subvencionohen.
“Qytetarët që kanë qenë përfitues të subvencionit për blerjen e pajisjeve ngrohëse efiçiente, të njërës nga thirrjet publike: thirrjes publike Nr. 02/2022, më datë 06.10.2022; thirrjes publike Nr.03/2022, më datë 18.11.2022, ose; thirrjes publike Nr.03/2023, më datë 22.09.2023, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për pajisjet ngrohëse efiçiente në kuadër të thirrjes publike Nr. 05/2024”, thuhet në njoftim.
Afati për aplikim është 30 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 11 tetor të vitit 2024, ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje.
“Aplikimet e pranuara do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI” andaj inkurajoheni të aplikoni sa më herët”, njofton ZKM./Arbresh.info
Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/472
Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected]
Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...