Ish – gazetarët që tani punojnë si këshilltarë në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj kanë reaguar pas një letre që kanë marrë nga Asocioacioni i Gazetarëve i cili ka kërkuar që Haradinaj të mos ofendjhë gazetarët gjatë punës së tyre. Në reagimin e Zyrës për Media të Kryeministrit, nuk pajtohen me këtë, duke theksuar se cilësime të tilla janë bërë nga “mosdija” në shoqatën e gazetarëve.
“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ishin këto fjalët që Kryeministri Haradinaj iu drejtua një gazetareje në konferencën për media, për të cilat ka reaguar edhge Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Ndërsa, komunikata për media e dërguar nga Zyra e Kryeministrit, tregon se kanë marrë një letër nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët e kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj ofendimit që Haradinaj ua bëri gazetarëve dhe mediave.
“Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre.
Kryeministri Haradinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit”, thuhet në sqarimin për media.
Sqarimi për media nga Zyra e Kryeministrit, gjithashtu ka dhënë sqarim për publikimin e lajmit rreth emërimit të Gazmend Sylës, këshilltar politik i Kryeministrit për çështje të veteranëve të UÇK’së, shkrim ky ku thuhej se Syla ka lidhje me kriminelët.
“Shprehim keqardhje për publikimin ose ritransmetimin e informatave të pasakta e tendencioze nga disa media, lidhur me emërimin e Gazmend Sylës, këshilltar politik i Kryeministrit për çështje të veteranëve të luftës të UÇK-së.
Gazmend Syla pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë proces të hapur dhe asnjë telash me ligjin.
Publikimi i informatave për akuza të pavërtetuara ndaj z. Syla por edhe të tjerëve, për ne përbënë shkelje të etikës profesionale dhe e konsiderojmë fushatë të disa mediave kundër Qeverisë së Kryeministrit Haradinaj”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Kjo është komunikata e plotë nga Zyra e Kryeministrit:
Sqarim për Medie
Shprehim keqardhje për publikimin ose ritransmetimin e informatave të pasakta e tendencioze nga disa media, lidhur me emërimin e Gazmend Sylës, këshilltar politik i Kryeministrit për çështje të veteranëve të luftës të UÇK-së.
Gazmend Syla pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë proces të hapur dhe asnjë telash me ligjin.
Publikimi i informatave për akuza të pavërtetuara ndaj z. Syla por edhe të tjerëve, për ne përbënë shkelje të etikës profesionale dhe e konsiderojmë fushatë të disa mediave kundër Qeverisë së Kryeministrit Haradinaj.
Sot pasdite kemi marrë një letër nga AGK, e cila një apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar, e ka konsideruar si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave.
Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre.
Kryeministri Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit.
Transparenca jonë duhet të jetë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktuara poashtu të jenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij.
Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...