Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është gati që të vazhdojë tutje me integrimin e saj në mekanizmat e Bashkimit Evropian, duke folur për aplikimin e bërë për anëtarësim në vitin 2022.
Për Klan Kosovën, nga kjo zyrë përmendën hapat apo punët që Prishtina i ka kryer drejtë rrugëtimit evropianë.
“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE, bashkë me nivelin e lartë të zbatueshmërisë së reformave si kurrë më parë, dëshmuar në përqindjen e zbatueshmërisë së agjendës së reformave ERA II me 72% krahas 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, masës së zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian me 66%, arritjen e liberalizimit të vizave pas shumë vitesh pritjesh, dhe përparimin në sundimin e ligjit, luftimit e krimit të organizuar e korrupsionit dhe rritja ekonomike në mes tjerash, treguan se vendi ynë është i gatshëm për hapa të mëtejmë përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe përafrimit me standardet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyreje.
Ndër tjera, theksohet se Kosova është gati që t’i nisë të gjitha procedurat që i duhen për anëtarësim në BE, duke thënë se vendi qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës.
“Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces”.
Poashtu, theksohet se Bislimi sa ishte në vizitën e tij të fundit në Varshavë të Polonisë ka nisur që më herët konsultimet me presidencën e ardhshme polake të BE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë”.
Aksident mes dy veturave në Emshir, lëndohen dy persona
Abdixhiku nga Prishtina: Kosova është vet ëndrra jonë!
Skena qesharake: Lela dhe banorët tjerë i luten regjisë ta p...
Aksident në rrugën Lipjan-Prishtinë , lëndohen dy persona, p...
Trepça shënon fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit
Një trup i pajetë gjendet në fshatin Shkrel të Pejës