Zyra e BE’së në Kosovë thotë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e Komisionit Qendror Zgjedhor. Zëdhënësja e Përfaqësuesit Special të BE’së në Kosovë, Dinka Zhivalj tha se certifikimi i kandidatëve për deputetë është procedurë e përcaktuar me ligj dhe për të ka mundësi ankese.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë që procedura e certifikimit të kandidatëve për deputetë është e parashikuar me ligj.
Zëdhënësja e Zyrës së BE’së dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evopian në Kosovë, Dinka Zhivalj tha për Gazetën Express se institucionet e pavarura si KQZ’ja duhet të kenë mundësinë që të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.
“Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende duke vazhduar. Këto procedura janë të përcaktuara nga ligji dhe e përfshijnë mundësinë për t’u ankuar. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse juridike të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, tha Zhivalj.
Zhivalj tutje u shpreh se Bashkimi Evropian pret që institucionet e Kosovës të mbajnë zgjedhje në përputhje me standardet evropiane.
“Ne presim që institucionet e Kosovës ta sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të mbajtura në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha ajo.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka verifikuar listën me 1081 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurti.
Kjo listë i është dorëzuar Komisionit Qendror Zgjedhor dhe sipas KQZ’së, 47 kandidatë janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.
Njëri nga kandidatët për deputë që është shpallur fajtor për vepër penale me vendim të prerë të Gjykatës është edhe kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti./gazetaexpress/
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve