Jemi në fshatin Zym të Hasit. Në rrugët e tij nuk ka qarkullim e ata që kanë mbetur janë të vjetrit pasi rinia kanë marr rrugën e gurbetit.
Një pamje e mrekullueshëm por për fat e pa banuar.
Dikur fshat më me zë i Hasit tashmë në të mund të dëgjohet zhurma vetëm e shpezëve.
I harruar, e më shtëpi të cilat kanë mbetur të boshatisura, këtij vendi të bukur i kthehen gjallëria vetëm në kohën e festave.
E çuditshëm në këtë zonë të thellë gjallëria ndryshon.
Vendi që ndihet për furrtar, gjallërinë e ka në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës, thotë Lejdja Kolgjeraj, banore e këtij fshati.
“Verës te na është i zbrazët Zymi pasi të gjithë janë furrtarë edhe e kanë sezonin dhe të gjithë orientohen kah gurbeti. Te ne periudha e vjeshtës dhe pranverës është më e gjallë, pasi në atë periudhë vine edhe gurbetqarët”.
E ndonëse vend i boshatisur, ruajtja e kulturës dhe traditës zënë vend në qendër të fshatit.
Amfiteatri i madh “Shtjefën Gjeçovin” është bukuri në vete.
Në mënyrë që gjërat të mos harrohen, në këtë fshat ku e ka prejardhjen dhe aktorja Katarina Josipi, një ansambël po më këtë emër mban gjallërinë e vendit.
Kolgjeraj, që është dhe drejtoreshe këtij ansambli, kujton më nostalgji kohërat ky Zymi kishte gjallëri e me ansambël jehonte kënga e vallja shqipe.
“Kemi pas mjaft sukses më këtë ansambël, tash do të kemi edhe 50 vjetorin e takimeve të Gjeçovit ku vinë personalitete të ndryshme”.
E përmes këtij ansambli ajo thotë se po mundohen edhe tash ta mbajnë gjall këtë fshat.
“Këto aktivitete mbahen këtu në Zym të Hasit. Sado pak po mundohemi me ngjall pak vendin edhe për shkak të gurbetqarëve pasi mbajmë aktivitete të tjera në raste të festave. Zakonisht i lajm këto aktivitete në muajin nëntor pasi në atë përudhe për dallim të vendeve të tjera, tek ne atë periudhë vinë gurbetqarët”.
Infrastruktura jo e mirë e largësia nga qyteti, ka bërë që në këtë fshat, që dikur kishte mbi pesë mijë banorë, tash të mbesin vetëm pleqtë.
Droja e Kolgjerajt është se të rinjtë po marrin rrugën e gurbetit duke hapur furra, e Zymi po mbetet me të moshuar që dita ditës po vdesin.
“Në Zym është zbrazët edhe ata që janë mbet, janë të vjetër kjo po bënë që të rinjtë të largohen. Përpara kemi pas shumë banor dhe shumë nxënës. Këtu te ne krejt janë të orientuar kah furrtaria”.
Zymi gjendet në mesin e Hasit dhe konsiderohet si qendra e Hasit të Kosovës./arbresh.info/
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...