Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë – Behgjet Pacollit, ka thënë se Kosova deri më tani ka 116 njohje ndërkombëtare.
Zyberaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se në momentin kur zoti Pacolli e lë detyrën e ministrit të Jashtëm, Kosova ka marrëdhënie diplomatike me 93 vende, që sipas tij janë më shumë se çdo vend tjetër i rajonit që ka me shtetet e tjera.
Ai ka thënë se numri i njohjeve ndërkombëtare të Kosovës është mbi 116. Ndërsa, sipas tij, ç’njohjet që ka pretenduar Serbia nuk ekzistojnë.
“Diplomacia serbe është demaskuar nga mediat me kredibilitet të lartë ndërkombëtar për aferat korruptive që ka kryer me shtetet e varfra afrikane. Ajo këtë propagandë e ka bërë për konsum ditor për të mbuluar vjedhjet që ka bërë në buxhet”.
Këshilltari i Behgjet Pacollit ka thënë se ç’njohjet e proklamuara nga Serbia nuk kanë pasur asnjë efekt për Kosovën në diplomaci.
Zyberaj ka përmendur edhe vizitën e Pacollit në Vatikan dhe takimin me Papa Françeskun duke thënë se ishte një vizitë shumë miqësore.
Ai ka thënë se Vatikani shumë shpejt do ta merr vendimin për njohjen e Kosovës, dhe se sipas tij raportet e Vatikanit me Kosovën kanë avancuar shumë ndër vite.
“Besoj se shumë shpejt do të kemi zyrën ndërlidhëse të Vatikanit në Kosovë, që shërben pak a shumë si ambasadë dhe njohja do të mbetet vetëm si akt formal”, tha ndër të tjera Jetlir Zyberaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...