Google ADS

Zyba – PSD-së: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin

20:49 | 11 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ai ka përmendur edhe vizitat e djeshme të zyrtarëve të PSD-së te varret e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kritikuar Partinë Socialdemokrate, duke thënë se po punon në planet për shkatërrimin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zyba ka shkruar se një ditë pas vizitës te varri i Astrit Deharit, zyrtarët e kësaj partie e bënë rezolutën për bisedime pa reciprocitet.

Sipas tij, kjo rezolutë e mbanë në fshehtësi çdo koncesion me shtetin serb.

“Një ditë pas vizitës te varri i Astritit morrën vendim që të marrin pjesë në negociata, bënë rezolutën me shumicë të thjeshtë për negociata pa reciprocitet, u bënë pjesë e delegacionit, sollën ligjin që me shumicë të thjeshtë e bën delegacionin e që pa shumicën e deputetëve nuk e heq dot, që ua siguron që të mbajnë në fshehtësi çdo koncesion dhe që i sjell lehtësira koncesioneve të reja ndaj Serbisë”, ka shkruar Zyba.

Ai ka përmendur edhe vizitat e djeshme të zyrtarëve të PSD-së te varret e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

“Një ditë pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, ulen me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe bëjnë planet për shkatërrimin e mëtejme të Kosovës”, përfundon postimi i Salih Zybës.

Ndryshe, ekipi negociator për dialogun ku bënë pjesë edhe PSD-ja, u takuan sot për hartimin e platformës për bisedimet me Serbinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme