Kuvendi i Kosovës është duke debatuar me orë të tëra rreth Projektligjit për Dialogun.
Ndërkohë aty është hapur një temë tjetër, jo e panjohur për këtë kuvend, ajo e ish Shërbimit Informativ të Kosovës. Veçse kësaj radhe protagonistë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate.
Dardan Molliqaj nga PSD ka akuzuar Glauk Konjufcën se ka shërbyer për një vit në këtë shërbim.
Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka thënë se Molliqaj sa ka qenë në këtë lëvizje ka keqpërdorur arkivin.
“Nëse ke diçka për mua dhe secilin nga ne publikoj. Ky e ka keqpërdorur arkivin. Sa ka qenë në organizatën tonë e ka pasur rrogën sa të ministrit edhe pa qenë deputet”, ka shtuar ai.
Paraprakisht, vet Konjufca për akuzën që i është bërë, është përgjigjur: “I pranoj pretendimet e Dardanit, nëse ka argument”.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/383574375524186/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...