Tri partitë politike, PDK, AAK dhe Nisma në zgjedhjet e 11 qershorit garuan si koalicion parazgjedhor dhe kjo do të ketë “pasoja negative” në përfaqësimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani PDK ka dy përfaqësues në KQZ, ndërsa AAK e Nisma kanë nga një përfaqësues, por në të ardhmen këto tri subjekte do të kenë vetëm dy përfaqësues, aq sa do të kenë edhe Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, shkruan lajmi.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në total 11 anëtarë, prej të cilëve kryesuesin e emëron presidenti, ndërsa gjashtë anëtarët tjerë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe katër anëtarë që përfaqësojnë komunitetet pakicë në Kosovë.
Por pasi nga zgjedhjet e fundit dolën vetëm tri Grupe Parlamentare: 1.PDK-AAK-Nisma (PAN), 2. LDK-AKR-Alternativa (LAN) dhe 3. Vetëvendosje, atëherë këto tri grupe duhet të kenë nga dy përfaqësues në KQZ.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka sqaruar për lajmi.net se Kushtetuta ka paraparë që përbërja e KQZ-së të jetë prej 11 anëtarëve, përfshirë kryesuesin të cilin e emëron Presidenti nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të gjykatave me juridiksion apeli. Dhe se dhjetë anëtarë të tjerë emërohen nga grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, prej të cilëve katër janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë, ndërsa gjashtë të tjerë për grupet tjera parlamentare të cilat kanë garuar për 100 ulëset që nuk janë të garantuara për komunitetet.
“Ndarja e këtyre gjatë anëtarëve në KQZ bëhet ndërmjet gjashtë grupet më të mëdha parlamentare. Tani, meqenëse Gjykata kushtetuese ka barazuar grupin parlamentar me subjektin politik që ka garuar në zgjedhje, ndarja e këtyre gjashtë pozitave në KQZ do të duhej të bëhej ndërmjet PAN, LVV dhe LAA, si subjekte që janë certifikuar në zgjedhje dhe jo si grupe parlamentare të krijuara pas certifikimit të rezultateve dhe konstituimit të Kuvendit. Përafërsisht, do të duhet që secili subjekti t’i emëron nga dy anëtarë në KQZ”, ka sqaruar Krasniqi.
Ai më tej ka thënë se edhe nëse partitë brenda koalicionit PAN vendosin të formojnë grupe të veçanta parlamentare, atyre iu takojnë vetëm dy përfaqësues në KQZ.
“Në rastin e koalicionit PAN, do të duhej të kenë të drejtën të emërojnë vetëm dy anëtarë në KQZ, pavarësisht nëse regjistrohen si tre grupe të ndryshme parlamentare në Kuvend. Partnerët e koalicionit duhet që të kenë marrëveshje të brendshme për t’i kryer këto emërime”, ka shtuar Krasniqi.
Por, këtu nuk përfundojnë komplikimet për koalicionin e krahut të luftës, pasi tri subjektet do të kenë probleme edhe me çështjen e emërimit të anëtarëve të në Kuvendet Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe në strukturat e Këshillave të Vendvotimeve (KVV).
“Sa i përket nominimit të anëtarëve në Kuvendet Komunale Zgjedhore (KKZ), subjektet politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale kanë të drejtën e nominimit të anëtarëve. Edhe në këtë rast, koalicioni PAN njihet si një subjekt politik që ka garuar në zgjedhje dhe ka të drejtën e nominimit të një anëtari për secilin KKZ. E njëjta përbërje duhet të reflektohet edhe në strukturat e Këshillave të Vendvotimeve (KVV)”, ka deklaruar Krasniqi në fund.
Por, kjo nuk do të vlejë për zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor, pasi për zgjedhjet lokale 2017 është vendosur që për përfaqësimin në KQZ të merren parasysh të merren për bazë rezultatet e zgjedhjeve të kaluara nacionale (2014), pasi që rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit kanë qenë të pa certifikuara në momentin kur KQZ ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve në KKZ.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë