Qeveria gjermane i ka propozuar Bundestagut që ta vazhdojë edhe për një vit mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë.
Propozimi parashikon dërgimin në Kosovë deri të 800 ushtarëve, që do të thotë rreth 550 ushtarë më pak se në misionin e tanishëm. Në Bundestag është mbajtur të enjten (18.05) leximi i parë i propozimit të qeverisë, por vendimi për vazhdimin konsiderohet si punë e kryer.
Qeveria gjermane në sugjerimin për vazhdimin e mandatit u referohet vendimeve të NATO-s për përshtatjen e fuqisë ushtarake me zhvillimet në Kosovë. Kostoja për misionin e ushtrisë gjermane në Kosovë për këtë vit do të jetë 41,9 milionë euro.
Gjendja në Kosovë vlerësohet si kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, por edhe më tej me një potencial të lartë për konflikt – në veçanti në veri të Kosovës. Ndërsa detyra e Bundeswehrit është mbështetja e zhvillimit të një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore, si dhe mbështetja e Forcave të Sigurisë në Kosovë.
Deutschland Bundeswehr Verteidigungsministerin Ursula von der Leyen bei Soldaten (picture-alliance/dpa)
Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit. Në media është spekuluar edhe me mundësinë e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga Kosova deri në fund të vitit 2018 dhe mbetjen atje të një kontigjenti këshillues. Por analistët thonë se realizimi i këtij synimi varet nga gjendja në terren.
Historia e misionit
Pjesëmarrja e ushtarëve gjermanë në kuadër të Kforit është miratuar për herë të parë në Bundestag më 11 qershor 1999. Në parim, misioni është i pakufizuar, por praktikisht ai duhet të vazhdohet nga Bundestagu çdo vit për 12 muajt e ardhshëm. Vazhdimi i fundit zyrtar është bërë më 23 qershor 2016 dhe ky vendim (aktualisht në fuqi) parashikon dërgimin e deri 1.350 ushtarëve në Kosovë. Por ky është numri më i madh, sepse në Kosovë atkualisht ka rreth 500 ushtarë gjermanë. Ndërsa vendimi i radhës zyrtarisht do të miratohet në Bundestag në qershor.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...