Disa zyrtare të sistemit prokurorial dhe gjyqësor nuk i kanë punët mirë me ligjin ani pse janë vetë drejtues të ligjit.
Në bazë të Ligjit Për Disiplinën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve Nr.06/L-057, që ka hyrë në fuqi më 11 janar të viti 2019, plotë 6 prokurorë të Kosovës nga janari i këtij viti e deri janë duke u hetuar për shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes profesionale të prokurorëve dhe shkelje profesionale, e ndërsa gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar masa disiplinore vetëm ndaj 3 prokurorëve, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, plotë 9 gjyqtarë janë duke u hetuar për këto shkelje.
“Nga janari 2020 e deri më sot, KPK përmes paneleve hetimore ka zhvilluar procedura disiplinore ndaj 6 prokurorëve. Shkelje të Kodit të Etikës dhe Sjelljes profesionale të prokurorëve dhe shkelje profesionale, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar masa disiplinore ndaj 3 prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.
E ndërsa, masa më e rëndë që është ndërmarrë ndaj prokurorit ka qenë zvogëlim i përkohshëm i pagës në 30% për 6 muaj.
“Gjatë kësaj periudhe, masa më e rëndë e shqiptuar është: “Zvogëlim i përkohshëm i pagës në 30% për 6 muaj”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndryshe, gjatë vitit 2019, procedurat disiplinore janë zhvilluar fillimisht nga Komisioni Disiplinor, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe prokurorëve, procedurat janë zhvilluar nga panelet hetimore.
Vendimet e marra janë si më poshtë:
·1 pushim të procedurave;
·1 propozim për largim nga detyra e PSH-së (që me dekret të Presidentit
është larguar nga detyra e PSH-së);
·1 ulje në detyrë brenda sistemit prokurorial;
·1 qortim;
·2 refuzime të raporteve përfundimtare;
·2 vendime “Nuk ka kryer shkelje”;
·1 transferim të përhershëm nga pozita e prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda në Departamentin e Përgjithshëm;
·3 vërejtje jopublike me shkrim.
·1 zvogëlim i përkohshëm i pagës për 30% për një periudhë 6 mujore dhe
·1 zvogëlim i përkohshëm i pagës për 50% për një periudhë 6 mujore.
Ndërkaq, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në bazë të këtij ligji, në statistikat e grumbulluar mbi ankesat disiplinore në nivel të Kosovës në tremujorin e parë (janar, shkurt, mars), të këtij viti janë parashtruar 47 ankesa e ndërsa 52 janë refuzuar (disa nga ankesat kanë qenë të vitit të kaluar), kurse 8 ankesa janë në shqyrtim, e ndërsa 6 kërkesa për fillim të hetimeve. Vendime përfundimtare janë 3, kurse në tremujorin e parë të këtij viti nuk ka pasur suspendim të gjyqtarëve.
Në tremujorin e dytë (prill, maj, qershor) të këtij viti janë parashtruar 13 ankesa e ndërsa 11 prej tyre ishin refuzuar, 8 prej tyre kanë shkuar në shqyrtim.
Gjithashtu në këtë tre mujor të dytë janë parashtruar 3 kërkesa për fillim të hetimeve e ndërsa 3 prej tyre janë marr vendim përfundimtar, e ndërkaq nuk ka pasur suspendim të gjyqtarëve.
Në tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) të këtij viti janë parashtruar 28 ankesa, ku prej tyre 26 janë refuzuar, e ndërsa 9 prej tyre janë në shqyrtim.
Gjithashtu, në këtë tre mujor të tretë është parashtruar 1 kërkesë për fillim të hetimeve e ndërsa 3 prej tyre janë marr vendim përfundimtar, ndërkaq nuk ka pasur suspendim të gjyqtarëve.
Masat disiplinore në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën e Apelit
Në Gjykatën Supreme të Kosovës, në tremujorin e parë të këtij viti janë parashtruar 6 ankesa e ndërsa janë refuzuar 5 prej tyre, ndërs vetëm një ankesë është në shqyrtim.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, janë parashtruar 4 ankesa ndërsa vetëm një është hedhur poshtë, kurse vetëm një ankesë është në rishqyrtim.
Në tremujorin e tretë të këtij viti nuk është parashtruar asnjë ankesë, ndërsa ishin vetëm 3 që janë refuzuar të tremujorit të dytë.
Në Gjykatën e Apelit të Kosovës, janë parashtruar tre ankesa, ndërsa 4 ishin hedhur poshtë apo janë refuzuar, e ndërsa në procedurën e fillimit të hetimeve janë dy ankesa.
Në tremujorin e dytë të këtij viti nuk ka pasur ankesa të pranuara.
Në tremujorin e tretë të këtij viti janë parashtruar shtatë ankesa, ndërsa janë hedhur poshtë apo refuzuar 5 ankesa, ndërkaq numri i ankesave në shqyrtim janë vetëm dy./E.Ballazhi/Arbresh.info
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...