Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore.
Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zvicran, Thomas Kolly dhe zëvëndësdrejtoresha e Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.
Komunikata e plotë;
Duke u bazuar në dekada të miqësisë dhe marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, Zvicra dhe Kosova po e shënojnë partneritetin e tyre të gjatë me rastin e lansimit të Programit të ri të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën për vitet 2022-2025.
Në një ngjarje të përbashkët të mbajtur në Prishtinë me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, partnerët dhe përfituesit, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly rikujtoi se mbështetja e Zvicrës ka qenë gjithmonë e nxitur nga përkushtimi për t’u ndihmuar qytetarëve të Kosovës dhe vendit që të ecin përpara.
Ambasadorja Ruth Huber, Zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim me Evropën Lindore, nënvizoi se përpjekjet e përbashkëta të Zvicrës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ndër të tjera, kanë kontribuar që:
• Më shumë se 600,000 qytetarë të përfitojnë nga qasja e përmirësuar në ujë në zonat rurale
• Më shumë se 630,000 qytetarë të kenë qasje në shërbime më të mira komunale
• Rreth 10,000 qytetarë të gjejnë punë
• Mbi një milion qytetarë, pra më shumë se gjysma e gjithë popullsisë së Kosovës, ta përmirësojnë shëndetin e tyre duke u informuar më mirë se si të parandalohen sëmundjet kronike.
Në emër të qeverisë së Kosovës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, theksoi se rrugëtimi historik ndërmjet të dy vendeve ka nisur shumë vite më parë dhe përfshin marrëdhëniet ekonomike, politike, shoqërore e njerëzore.
‘’Këto marrëdhënie miqësore mes dy popujve sot janë më solide e më të fuqishme se kurrë më parë. Zvicra mbetet partneri i tretë më i madh i Kosovës për bashkëpunim dypalësh dhe investitori i dytë më i madh i huaj dhe ky program i ri do e ndihmojë edhe më shumë Kosovën dhe popullin tonë për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e ekonomisë dhe për rritjen e mirëqenies’’ deklaroj ministri Aliu.
Programi i Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022-2025 thekson interesin reciprok të Zvicrës dhe Kosovës për ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e prosperitetit në Kosovë, duke marrë parasysh sfidat e reja. I bazuar në përvojën e Zvicrës dhe në përputhje me prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Kosovës, Programi do t’i mbështesë tri fusha kryesore: Qeverisjen Demokratike dhe Paqen; Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Ujin dhe Shëndetësinë.
Kontributi financiar i Zvicrës për katër vjetët e ardhshëm kap shumën 86 milionë euro.
Programi është zhvilluar me një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Sekretariatin Shtetëror të FDFA-së për Paqe dhe të Drejta të Njeriut, Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM)./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...