Ambasada e Zvicrës në Kosovë u ka bërë thirrje partnerëve të koalicionit qeverisës që t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të ndërtojnë besimin, në mënyrë që të vazhdojnë me zbatimin e planit të Qeverisë dhe të jetësojnë atë për të cilën janë zgjedhur.
Në deklaratën e bërë për media nga ambasada e Zvicrës në Kosovë thuhet se tani duhet të ketë unitet mes udhëheqësve.
“Zvicra ndihet fuqimisht e përkushtuar në miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës dhe njerëzit e saj. Sot bota gjendet nën kontrollin e coronavirusit, situata në Republikën e Kosovës është gjithashtu serioze. Zvicra lavdëron vendosmërinë dhe kompetencat e demonstruar nga Qeveria deri më tani. Siç po kërkohet në tërë botën, udhëheqësit duhet të tregojnë unitet tani ashtu që të mbrojnë njerëzit në mënyrë efektive.
Ne i dënojmë të gjitha përpjekjet për të përdorur pandeminë e coronavirusit, për ta rrëzuar Qeverinë e ligjshme, dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të ndihmojnë në lehtësimin e situatës”, thuhet në deklaratë.
Seanca për rrëzimin e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 11:00.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?